“Peskara 2009” rikthen te shtanga Fetije Kasen

15/06/2009 08:50

Pas dy vjetesh pezullim rikthehet serish ne pedan peshengritesja e njohur shqiptare Fetije Kasa. Lajmi eshte bere i ditur nga sekretari i Federates Shqiptare te Peshengritjes, Ilir Kraja.

Gjate Kampionatit Evropian te Peshengritjes ne muajin maj 2007, ku Kasaj mundi te shpallej edhe nenkampione e kontinentit te vjeter ne stilin e shtytjes dhe ne dygaresh, ajo rezultoi pozitive per perdorim te substancave te ndaluara dhe u perjashtua per dy vite nga te gjitha aktivitetet kombetare dhe ato nderkombetare.

Nderkohe qe tashme periudha e pezullimit te saj ka mbaruar, ajo i eshte rikthyer stervitjes dhe eshte mes pjesemarresve ne lojerat verore “Peskara 2009” ne Itali.

Ne turneun qe do te zhvillohet nga 25 qershori deri me 5 korrik ne qytetin italian, do te marrin pjese 10 peshengrites shqiptare, mes te cileve 3 ferma dhe 7 meshkuj. Grupi i femrave do te perfaqesohet nga Fetije Kasa (58 kg), Romela Begaj (58 kg) dhe Sherjana Ruci (63 kg).

Ndersa per meshkuj do te garojne ne “Peskara 2009”, Daniel Godelli (69 kg), Briken Çalja (69 kg), Erkand Qerimaj (77 kg), Ervis Tabaku (85 kg), Endri Haxhihyseni (85 kg), Endri Karina (94 kg), Taulant Çerepi (94 kg) dhe Serafin Veli (105 kg).

Top Channel