Spanje, ETA planifikonte arratisje nga burgu
13/06/2009 18:30
Organizata separatiste baske, ETA planifikonte nje arratisje spektakolare te disa aktivisteve te saj nga burgu i Huelvas, ne Spanje, me ndihmen e nje helikopteri.
Lajmin e bejne te ditur mediat spanjolle, sipas te cilave pas nxjerrjes nga burgu, anetaret e organizates terroriste do te strehoheshin ne Portugali.
Sipas burimeve, pasi ka zbuluar planin, policia ka marre ne pyetje tre te burgosur. Mes tyre figuronte edhe Gorka Garcia Sertutxa, qe po shlyen nje denim prej 109 vjetesh burg per planifikimin e vrasjes se mbretit Juan Carlos ne vitin 1995.
Top Channel