Shkup, myslimanet kerkojne xhami

13/06/2009 09:05

Pas vendimit per te ndertuar nje kishe mbi themelet e shtepise se “Nene Terezes”, komuniteti mysliman i kerkoi qeverise maqedonase qe te beje te njejten gje edhe me rindertimin e Burmali Xhamise.

Komuniteti i kerkon kryeministrit Gruevski te balancoje vendimet politike.

“Ne kerkojme qe te merret vendimi per nisjen e ndertimit te Burmali Xhamise ne sheshin e Shkupit dhe keshtu te perfundoje me sukses praktika e qeverise per prezantimin e vlerave historike”, thote drejtuesi i komunitetit, Ramadan Ramadani.

Tensioni u krijua pas vendimit te qeverise per ngritjen e nje kishe ortodokse ne qender te Shkupit.

Top Channel