Pakistan, ushtria bombardon bazat e talebaneve

13/06/2009 19:25

Ushtria pakistaneze ka bombarduar bazat e guerrilasve talebane ne Uaziristan, ne kufi me Afganistanin, duke vrare 41 terroriste.

Operacioni ishte nje kunderpergjigje ndaj sulmeve te kryera dje ndaj dy xhamive ne Lahore, ku mbeti i vdekur nje lider i moderuar islamik.

Gjithashtu, forcat ajrore ushtarake kane goditur edhe nje medrese ne rajonin e Orakzait, ne kufirin veri-perendimor, pasi moren konfirmimin se ajo kishte lidhje me elementet me radikale te talebaneve. Nga sulmi mbeten te vrare 8 persona.

Top Channel