Greqi, masa legjislative per emigracionin klandestin

13/06/2009 08:30

Qeveria greke vendosi te ashpersoje legjislacionin per te kontrolluar emigracionin klandestin.

Paketa perfshin penalizimin e personave qe fshehin identitetin gjate demonstratave, si dhe regjistrimin e gjithe telefonave celulare me karte.

Paketa ligjore parashikon masa me te forta per trafikantet por edhe ndertimin e nje xhamie dhe varreze per myslimanet.

Projektligjet jane pare si reflektim i Athines pas rezultateve per zgjedhjet e Parlamentit Europian
Sipas ministrit te Brendshem, Prokopis Pavlopulos, dy projektligjet jane gati dhe do te diskutohen ne sesionin veror te Parlamentit, qe fillon te date 16 Qershor.

Nderkaq, ky vendim i qeverise ka shkaktuar reagime te ashpra nga ana e opozites, reagime qe lidhen jo vetem me permbajtjen e dispozitave, por edhe per faktin se do te diskutohen ne sesionin veror, ku merr pjese nje numer teper i kufizuar deputetesh.

Top Channel