Perfaqesuesit e serbeve te Kosoves kane deklaruar sot se decentralizimi eshte nje proces i rendesishem edhe per ta, por ai nuk duhet te aplikohet sipas planit te Ahtisarit.

Pakica serbe ka sugjeruar se plani i decentralizimit duhet te rinegociohet me Prishtinen zyrtare, ne menyre qe ai te marre nje forme te re.

Por nga ana e saj, qeveria e Kosoves eshte shprehur disa here kunder kesaj kerkese te komunitetit serb.

“Pakoja e Ahtisarit eshte nje vendim perfundimtar dhe institucionet e Kosoves kane marre nje vendim per ta implementuar ate ashtu sic eshte. Cdo hapje e kesaj pakoje eshte kohe e humbur”, ka deklaruar ministri kosovar per Pushtetin Lokal, Sadri Ferati.

Top Channel