Britania: S’ka me bisedime per statusin e Kosoves

13/06/2009 15:50

Ambasadori britanik ne Beograd, Stephen Wordsworth ka deklaruar sot per mediat serbe se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem.

“Kosoven e kane njohur 60% e shteteve te OSBE-se, 70% e shteteve te Keshillit te Evropes dhe 80% e shteteve anetare te BE”, ka theksuar Wordsworth.

Ai ka shtuar se kete fakt e perforcon edhe faktori se Kosova po anetaresohet ne institucionet me te rendesishme nderkombetare.

“Kosova tashme eshte anetare e FMN dhe se shpejti do te jete edhe anetare e Bankes Boterore. Nuk shoh se si mund te kete kthim mbrapa”, ka pohuar Wordsworth.

Ai ka nenvizuar se autoritetet e Kosoves tani duhet te perqendrohen ne permiresimin e kushteve te jeteses ne shtetin e ri dhe ka shtuar se faktori nderkombetar nuk kerkon nga Serbia qe ta njohe ate.

Top Channel