Berlusconi do te vizitoje Washington-in
13/06/2009 13:10
Kryeministri italian Silvio Berlusconi do te niset neser per nje vizite zyrtare ne Washington ku do te takohet me presidentin amerikan Barack Obama.
Takimi i parashikuar te mbahet te henen me date 15 qershor do te kete ne qender te tij mbledhjen e G8-es ne Akuila si dhe politiken e jashtme. Pritet te diskutohet gjithashtu edhe per situaten ne Afganistan, per qendrimin ndaj Iranit dhe per raportet me Rusine.
Ky do te jete dhe takimi i pare mes dy liderve qe nga koha kur Obama u zgjodh shef i Shtepise se Bardhe.
Top Channel