Sejdiu dekreton gjyqtaret e Kushtetueses

12/06/2009 18:05

Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu dekretoi sot emerimin e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese te Kosoves.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave dekretimi erdhi pas konsultimeve qe kreu i shtetit beri me Kuvendin e Kosoves dhe Zyren Civile Nderkombetare.

Sipas burimeve, gjyqtaret jane Enver Hasani, Iliriana Islami, Gjyljeta Mushkolaj, Kadri Kryeziu, Ivan Cukallovic dhe Altay Suroy. Ceremonia e betimit te tyre pritet te behet se shpejti.

Nderkohe, po sot shefi i ICO, Piter Feith emeroi tre gjyqtaret nderkombetare te kesaj gjykate, perkatesisht Snezhana Botusharova Doicheva nga Bullgaria, Robert Carolan nga SHBA dhe Almiro Simoes Rodrigues nga Portugalia.

Top Channel