Ish-negociatori per statusin e Kosoves, Albert Rohan, kerkoi qe incidenti mes Prishtines dhe Shkupit te mos dramatizohet dhe te vendoset sa me pare nje bashkepunim normal dypalesh.

Ne nje interviste per Radio Kosoven, Rohan, theksoi se heret ose vone do te vendosen marredheniet diplomatike mes vendeve dhe kjo do te krijoje nje normalizim te gjendjes.

Rohan u shpreh i sigurte se diplomacite e te dy vendeve do te dine te krijojne bashkebisedim te qendrueshem dhe te ruajne fqinjesine e mire.

Nderkohe, Rohan preku edhe nje ceshtje teper te rendesishme per te gjithe Ballkanin Perendimor, ate te integrimit ne strukturat evropiane.

“Varet nga vete vendet, dhe nga Kosova, se cfare pune do te beje ne plotesimin e kritereve. Aktualisht vendet e Ballkanit jane ende larg per te pare driten e tunelit evropian”, u shpreh Rohan.

Sipas tij, kushtet ideale do te ishin nese i gjithe rajoni do te integrohet njekohesisht ne te kundert cdo vend pararoje duhet te zgjidhe problemet e mundshme me fqinjet.

Top Channel