Pasojat e tortures serbe, ende te fresketa

12/06/2009 20:20

Kosova me 12 qershor shenon 10-vjetorin e hyrjes se trupave te kembesorise se NATO-s, qe njihet si Dita e Clirimit te vendit.

Nderhyrja ushtarake e NATO-s ishte nje kthese historike, e cila i dha liri popullit te Kosoves. Fillimisht forcat e KFOR-it numeruan mbi 50 mije trupa.

Ato hyne ne Kosove pas marreveshjes se njohur te Kumanoves. E zhvilluar ndermjet zyrtareve serbe dhe autoriteteve te NATO-s, nga e cila u morr dhe vendimi per terheqjen e forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.

Nga lufta e Kosoves u vrane mijera shqiptare. Rrreth 1 milion refugjate u debuan nga shtepite e tyre, mbi 250 mije shtepi te shqiptareve u dogjen dhe me shume se 1 mije persona ende rezultojne te zhdukur.

10 vjet pas, pasojat e tortures dhe tmerrit te ushtrise dhe policise serbe jane ende te fresketa per kete qytetar te Gjakoves.

“Njerezit e gjakoves jane vrare, jane masakruar, jane zhdukur. Shpresa jone e vetme lindi vetem kur erdhen forcat e NATO-s”, tregon Agim Berberi.

Ai thote se, dhuna dhe tortura e perjetuar nga policia dhe ushtria serbe, ate e ka lene me pasoja jetesore.

“Une jam rrahur dhe tani pas 10 vjetesh nuk e ndjej veten mire. Lus qeverine qe te me ndihmoje”, shton Berberi.

Top Channel