Norvegjia, 15 milione euro ndihme Kosoves

12/06/2009 15:05

Norvegjia i ka premtuar Kosoves nje ndihme financiare prej 15 milione eurosh, te cilat do te investohen kryesisht ne fushen e arsimit dhe ekonomise.

Premtimi eshte bere nga sekretarja norvegjeze e shtetit, Elisabeth Wallas, e cila po qendron per nje vizite zyrtare ne Prishtine.

“Mbeshtetja e Norvegjise per kete vit arrin shumen e 15 milione eurove, te cilat do te shpenzohen per arsimimin e te rinjve dhe per zhvillimin e ndermarrjeve te vogla e te mesme”, ka deklaruar Wallas.

Gjate nje takimi me presidentin Fatmir Sejdiu, ajo ka theksuar gjithashtu se Norvegjia synon qe te hape se shpejti ambasaden e saj ne Kosove.

Nga ana e tij Sejdiu ka falenderuar zyrtaren per mbeshtetjen e vazhdueshme te Norvegjise, si para ashtu edhe pas shpalljes se pavaresise.

Top Channel