Kroacia: Sllovenia te zhbllokoje negociatat

12/06/2009 16:50

Kryeministri kroat, Ivo Sanader i beri serish sot thirrje Sllovenise qe te zhbllokoje negociatat per anetaresimin e Kroacise ne Bashkimin Evropian.

Sanader ka deklaruar se bllokada e Lubjanes nuk cenon vetem proceset reformiste ne Kroaci, por edhe ne tere rajonin e Evropes juglindore.

“Bllokada eshte aq e demshme sa qe ndikon edhe ne zhvillimin e ekonomise. Pa nje ekonomi te fuqishme nuk ka zhvillim jo vetem ne Kroaci por edhe ne BE”, ka pohuar Sanader.

Top Channel