Kriza, Greqia do t’i kerkoje ndihme FMN-se
12/06/2009 17:05
Greqia do te mund te jete vendi i pare anetar i eurozones qe do t’i drejtohet per ndihme Fondit Monetar Nderkombetar.
Ministri grek i Financave, Janis Papatanasiu keto dite bisedoi me Komisionin Evropian per planet per luften kunder recesionit ekonomik, si dhe per mundesine e marrjes se nje borxhi prej 54 miliarde eurosh per te mbuluar shpenzimet shteterore dhe te paguaje kestet e kredive brenda vitit 2009.
Komisioni Evropian shprehu druajtjen e tij se Greqia gjendet ne situate te rrezikshme financiare dhe se shume lehte mund te gjendet ne prag te falimentimit.
Greqia, si dhe shumica e shteteve evropiane, ne vitin 2009 hyri ne recesion, ndersa sipas disa parashikimeve pritetet te pesoje nje renie te GDP-se me 5.1 per qind.
Top Channel