Kosova perkujtoi 10-vjetorin e clirimit nga ushtria serbe. Me 11 qershor te vitit 1999, ne kryeqytetin e Kosoves u futen per here te pare trupat e NATO-s.

Gjate nje akademie solemne presidenti Fatmir Sejdiu, falenderoi NATO-n dhe te gjithe faktorin nderkombetar, per kontributin e dhene ne clirimin e Kosoves.

“Ne kete dite te rendesishme, nuk mund te harrojme punen e madhe qe NATO-ja ka bere ne Kosove”, u shpreh Sejdiu.

Kryebashkiaku i Prishtines, Isa Mustafa vleresoi 11 qershorin dite krenarie, duke rikujtuar te gjithe ata qe bene aktin me sublim, duke u sakrifikuar per lirine dhe pavaresine e vendit.

NATO nisi bombardimin ne 24 mars 1999 dhe vazhdoi per 11 jave rresht.

Top Channel