Kosove, ne koncesion aeroporti i Prishtines

12/06/2009 18:50

Autoritetet kosovare kane vendosur te japin me koncesion aeroportin nderkombetar te qytetit te Prishtines.

Ministri i Transporteve, Fatmir Limaj deklaroi gjate mbledhjes se qeverise, se perfitimi i shtetit kosovar nga ky koncesion do te jete mbi 400 milione euro.

Nisma eshte mbeshtetur edhe nga kryeministri Hashim Thaci, i cili ka theksuar se dhenia me koncesion do ta ktheje aeroportin ne nje infrastrukture te standarteve nderkombetare.

Fitimet vjetore te aeroportit nderkombetar te Prishtines jane rreth 7.5 milione euro.

Top Channel