Japoni, jep doreheqjen ministri i Brendshem

12/06/2009 11:20

Ministri i Puneve te Brendshme te Japonise dha doreheqjen sot ne nje mosmarreveshje me kryeministrin Taro Aso mbi menaxhimin e Postes Japoneze, ne nje goditje per Ason perpara zgjedhjeve te aferta.

Ministri i Puneve te Brendshme Kunio Hatoyama kishte kembengulur qe Yoshifumi Nishikawa, president i kompanise shteterore te Postes Japoneze, duhet te zevendesohej pas nje grindje mbi shitjet e prones, por shume ne partine ne pushtet kembengulen qe Nishikawa duhej te qendronte.

Top Channel