Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka vendosur qe trajtimin e ceshtjes mbi pavaresine e Kosoves ta filloje me 1 dhjetorin e ardhshem.

Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Jashtme kosovare, e cila pervecse ka mirepritur daten 1 dhjetor ka deklaruar se ne kete menyre procesi mund te mbaroje me shpejt.

“Fillimi i seancave degjimore me date 1 dhjetor mundeson qe procesi te perfundoje ne muajin mars ose prill te vitit 2010”, ka deklaruar ministri i Jashtem Skender Hyseni.

Ai ka shtuar me tej se Prishtina zyrtare eshte ne perfundim te deklarates se dyte me shkrim qe do t’i dorezohet GJND-se me 17 korrik.

Top Channel