10 vjetori i clirimit, Topi uron Sejdiun

12/06/2009 18:20

Me rastin e 10 vjetorit te clirimit te Kosoves, presidenti i Republikes, Bamir Topi i ka derguar nje telegram urimi homologut kosovar Fatmir Sejdiu.

Ne telegramin e tij Topi shkruan se, kjo dite e rendesishme ne historine e Kosoves, ne historine e te gjithe popullit shqiptar, por edhe ne ate te rajonit, shenoi kthesen historike te fitores se lirise ndaj barbarise dhe diktatures dhe hodhi themelet e shendosha te pavaresise se Kosoves, aq shume te deshiruar me te drejte nga populli i saj.

Presidenti Topi i shprehu presidentit Sejdiu vendosmerine e Shqiperise per te kontribuar ne planin dypalesh, per te ardhmen e perbashket te dy vendeve.

Top Channel