Mediat boshnjake kane transmetuar disa foto dhe  filmime amatore te cilat tregojne ish  gjeneralin serbo-boshnjak Ratko Mlladic duke bere nje jete te qete dhe normale ne Beograd.

Filmimet jane te 12 viteve te fundit dhe jane botuar per here te pare ne revisten politike “60 minuta” ne Bosnje. Madje ne njeren prej fotove i shume kerkuari nga Gjykata e Hages paraqitet ne nje dasme ne pjesen serbe te Bosnjes dhe Hercegovines.

Ratko Mlladic akuzohet per krime lufte te kryera gjate luftes se Bosnjes ne mesin e viteve ’90. Arrestimi i tij dhe perballja me Hagen eshte kusht qe kerkohet me ngulm nga Hollanda perpara se ajo te nenshkruaje marreveshjen e stabilizim-asocimit me Serbine.

Top Channel