OKB, sanksione me te forta ndaj Penianit

11/06/2009 04:55

Pese anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, te mbeshtetura nga Koreja e Jugut dhe Japonia, kane arritur nje marreveshje per vendosjen e sanksioneve me te forta ndaj Korese se Veriut.

Vendimi eshte marre ne pergjigje te testeve berthamore te Penianit te kryera muajin e kaluar.

Dokumenti parashikon nje rritje domethenese te shtrengimeve ndaj eksporteve dhe operacioneve financiare.

Lihet gjithashtu e hapur mundesia per te forcuar inspektimet ndaj anijeve me flamur koreanoverior qe mund te ndiqen dhe kontrollohen.

Votimi i rezolutes mund te behet gjate dites se sotme ose neser.

Top Channel