Nje i vrare dhe nje i plagosur ne Washington

11/06/2009 01:20

Nje person ka hyre i armatosur ne muzeun e holokaustit ne Washington D.C e ka hapur zjarr, duke qelluar nje roje sigurie e duke mbjelle panik tek vizitoret.

Deshmitaret treguan sesi burri i shfaqur ne muze me pushke ne dore, nuk priti gjate per te hapur zjarr. Rojet e sigurise u kunderpergjigjen duke plagosur agresorin.

Muzeu i ndodhur shume prane Shtepise se Bardhe, eshte nje magnet i vertete per turistet.

Policia rrethoi me shpejtesi te gjitha rruget perreth muzeut, ndersa po kerkon te zbardhe arsyet e sulmit te cuditshem.

Roja nderroi jete pak pas dergimit ne spital, ndersa vete agresori eshte ne gjendje kritike per jeten.

Raporte te pakonfirmuara thone se personi i armatosur ishte nje 89 vjecar i quajtur James Von Brun e i njohur si filonazist i deklaruar.

Top Channel