“Situata ne rajon eshte permiresuar, ndaj forca paqeruajtese ne Kosove do te reduktohet”.

Keshtu ka deklaruar ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung, sipas te cilit KFOR do te kete 5 mije trupa me pak se sa ka aktualisht.

Sipas Jung vendosja e misionit te BE-se per policine dhe sundimin e ligjit dhe zgjerimi i Forces se Sigurise se Kosoves, i lejon NATO-s, qe deri ne fund te vitit ta zvogeloje pranine ushtarake.

Keto komente, ministri i dha para nisjes se takimit me homologet e vendeve te NATO-s, ne Bruksel.

Top Channel