Dhjete vjet me pare ne Axhitepe te Kumanoves ne Maqedoni u nenshkrua marreveshja qe i dha fund bombardimeve te NATO-s ne Kosove dhe Serbi, si dhe shenoi fundin zyrtar te luftes.

Nje shqiptar ishte deshmitari i vetem ne ceremonine e nenshkrimit te traktatit mes gjeneraleve serbe dhe gjeneralit te NATO-s, britanikut Mike Jackson.

Ismail Krifca tregon se 10 qershori ishte nje dite historike edhe per te, pasi ishte perkthyesi personal i Jackson per nje ceshtje madhore qe shenoi lirine dhe ngjalljen e shpresave te kosovareve per pavaresine .

Nenshkrimi i paktit solli kthimin e kosovareve ne vendin e tyre.

Pakti i Kumanoves i hapi rruge formalizimit te pavaresise se Kosoves, qe u finalizua me 17 shkurt te vitit 2008.

Top Channel