Maqedonia dhe Serbia do te zgjerojne bashkepunimin mes tyre ne fushen e mbrojtjes.

Ka qene kjo marreveshja e arritur sot ne Shkup mes ministrit maqedonas te Mbrojtjes, Zoran Konjanovski dhe atij serb Dragan Shutanovac.

“Maqedonia dhe Serbia jane te angazhuara per zhvillimin e marredhenieve fqinjesore, dialogut dhe realizimin e projekteve te perbashketa”, ka deklaruar ministri maqedonas, Zoran Konjanovski.

Me tej dy zyrtaret kane biseduar edhe mbi gjendjen politike dhe ate te sigurise ne rajon.

Ministri serb pritet te takohet gjate pasdites me kryeministrin Gruevski dhe presidentin Ivanov.

Top Channel