Rikthehet ne skene Lidhja Demokratike e Kosoves.Ne kuader te rimekembjes se vizionit politik te saj, partia e dyte ne pushtet prezantoi projekt-dokumentin per hartimin e vizionit te ri, vizion qe do te krijohet me ndihmen e eksperteve te fushave te ndryshme te angazhuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

“Pas nje pune gati 20-vjecare per ta bere Kosoven shtet te  pavarur, Lidhja Demokratike e Kosoves do te punoje ne integrimin Euroatlantik te Kosoves dhe mbrojtjen e interesave ne cdo pikepamje te qytetareve te saj”, u tha ne konferencen per orientimet strategjike me emrin “Vlerat e deshmuara,  vizioni i ri”

Ne mungese te presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu, njekohesisht kryetarit me post te ngrire te LDK-se, kryetari i Komunes se Prishtines Isa Mustafa prezantoi pikat kryesore te cilat cojne ne hartimin e programit te ri.

Zyrtare te larte te LDK-se  te cilet folen ne kushte anonimiteti, nuk perjashtojne mundesine qe ne zgjedhjet e pergjithshme te LDK-se, qe pritet te mbahen ne shtator, Isa Mustafa te emerohet kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves.  

 

Top Channel