Vetem dy jave me pare ne emisionin “Jeta ne Kosove” qe transmetohet ne televizionin publik te Kosoves, eshte zhvilluar debati per “lirine e shprehjes”  dhe per ate se deri ne cfare pike gazetaret mund te hulumtojne temat e tyre me interes per shoqerine kosovare.

Sipas drejtueses se emisionit Jeta Xharra, debati ne fjale kishte per qellim nxjerrjen ne drite te disa fakteve gazetaret nuk jane te lire te bejne punen e tyre. Dhe per t’u  vertetuar kjo, ne kuader te emisionit, u  transmetua materiali ku ekipit te emisionit “Jeta ne Kosove” ne Komunen e Skenderajt, ndersa po kryente punen, tentohet t’i thyhet kamera dhe per me teper gazetaret kthehen ne Prishtine nen shoqerimin e Policise se Kosoves.

E gjithe kjo situate ka ndezur nje debat te thelle ne shoqerine kosovare, nese ne te vertete keto raste mund te merren si deshmi se ne Kosove nuk ekziston liria e shprehjes, apo sic shkruan e perditshmja “Info Press” se emisioni “Jeta ne Kosove” eshte produkt i Serbise.

“Ne po merrnim xhirime ne institucionin e kultures dhe nje person na goditi dhe na detyroi me force te largoheshim”, shprehet Jeta Xharra, drejtuese e emisionit ” Jeta ne Kosove. Pervec kercenimeve nepermjet mediave te shkruara, ne adresen elektronike te emisionit kane ardhur me dhjetera letra ku kercenohet me vdekje drejtuesja e emisionit. Ajo thote se ka ne plan te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend drejtesine.

Pothuajse te gjitha organizatat nderkombetare, perfshire Human Right Watch, Zyra Civile Nderkombetare ne Prishtine dhe ambasadore te shteteve te ndryshme perendimore, kane denuar sulmet e fundit ndaj gazetareve, duke theksuar se liria e shprehjes eshte vlere themelore per integrimin ne Bashkimin Evropian. Human Right Watch madje i ben thirrje institucioneve te Kosoves qe t’i denojne keto sulme. Komisioni i pavarur per Median konstaton se nje ngjarje e tille mund te perfshihet edhe ne raportin e Progresit te Komisionit Evropian e qe padyshim do te jete shume e demshme per shtetin e Kosoves.

Top Channel