I shpeton tragjedise se “Air France”, vdes ne nje aksident rrugor

10/06/2009 11:05

I “shpeton” aksidentit ajror dhe gjen vdekjen nga nje tjeter aksident, por kete here rrugor. Johanne Ganthaler dhe bashkeshortit te saj Kurt paten humbur fluturimin nga Brazili ne Paris, te 31 majit.

Cifti i moshuar ishte duke udhetuar me makinen e tyre kur ne afersi te qytetit austriak Kufstein makina ka “fluturuar” duke dale jashte rruge. Si pasoje e aksidentit Johanne Ganthaler ka gjetur vdekjen e menjehereshme.

Johanne dhe bashkeshorti i saj Kurt po udhetonin nga Aeroporti i Mynihut per ne Benero, nje qyteze e vogel ne veri te Itali ku edhe banonin.

Top Channel