Komisioni amerikan i Helsinkit i ka bere thirrje Prishtines dhe Podgorices qe te shkembejne sa me shpejt ambasadoret perkates.

Pas nje vizite ne kryeqytetin malazez, kryesuesi i KAH, senatori Benxhamin Kardin ka deklaruar se Mali i Zi mund te luaje nje rol thelbesor per stabilitetin ne rajon.

“Mali i Zi e ka njohur Kosoven dhe ky eshte nje veprim pozitiv, por sinqerisht do te doja qe dy vendet te shkembenin ambasadoret pasi ky eshte nje hap me i madh”, ka deklaruar Kardin.

Duke komentuar viziten e tij ne Podgorice, zyrtari amerikan ka shtuar se mes Shteteve te Bashkuara dhe Malit te Zi nuk ka perplasje mbi ceshtje te caktuara.

Top Channel