Lika: Me Vllaznine dua te fitoj titullin dhe Kupen

09/06/2009 08:35

Hasan Lika merr zyrtarisht drejtimin e Vllaznise. Vetem dy dite pas arritjes se marreveshjes me presidentin e shkodraneve, Valter Fushaj, dje eshte prezantuar zyrtarisht trajneri i ri i skuadres kuqeblu.

Numri nje i klubit shkodran eshte shprehur se Lika eshte nje prej trajnereve me te mire ne Shqiperi dhe njihet per kontributin e tij qofte si futbollist ashtu edhe si trajner.

Me tej, Valter Fusha ka nenvizuar se “kjo eshte zgjidhja me e mire per Vllaznine, pasi ishim te detyruar te gjenim nje trajner tjeter”. Bazuar ne rregulloren e FSHF-se, e cila nuk e lejonte drejtimin e ekipeve te Superliges nga trajnere te pa pajisur me Licencen A te UEFA-s, drejtuesi i larte i Vllaznise vendosi te shtunen te nderpriste marredhenien me trajnerin malazez Haxhiosmanoviç.

Pas prezantimit, trajneri i ri i Vllaznise, Hasan Lika, eshte shprehur: “Kam pranuar oferten e presidentit Fushaj, pasi Vllaznia eshte nje prej skuadrave me te mira ne Shqiperi. Me kete ekip do te kerkoj te marr maksimumin. Kur them maksimumin, nenkuptoj titullin kampion dhe Kupen e Shqiperise, pasi kjo skuader suksesin e ka ne AND-ne e saj dhe eshte nje skuader me tradite ne futbollin shqiptar”.

Nderkaq, presidenti Fushaj ka dhene sigurine e tij se, skuadra qe ai drejton ne prag te Euroliges europiane, ku Vllaznia eshte pjesemarrese, do te jete 90 per qind e gatshme. Gjate merkatos do te realizojme disa huazime te futbollisteve te huaj, por nuk perjashtohet mundesia e afrimit te ndonje lojtari vendas”.

Per momentin ka filluar ndertimi i ekipit te sezonit te ardhshem. Tashme eshte zyrtare qe kane rinovuar kontraten Sinani dhe Belisha, edhe pse oferta e klubit ishte me e ulet se ajo e sezonit te kaluar. Ky ka qene fakti i mosarritjes se nje marreveshjes mes klubit dhe Kaçit, i cili ka refuzuar rinovimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA