Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, deklaroi nuk nuk ka asnje problem nese trupat e KFOR do te reduktohen.

“Nuk ka asgje dramatike nese zvogelohet prania nderkombetare ne vendin tone. Kjo eshte nje shenje qe tregon se klima e stabilitetit sa vjen dhe permiresohet ne vendin tone”, u shpreh Hyseni.

Nga ana tjeter sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer deklaroi se nuk ka asnje vendim per zvogelimin e trupave dhe se cdo iniciative e tille do te shqyrtohet fillimisht si nga ana politike ashtu edhe ajo ushtarake.

Top Channel