Levizja Socialiste per Integrim i ka kerkuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te perfundoje procesin e instalimit te kamerave ne qendrat e numerimit te votave ne kohe sa me te shkurter.
Ne te kundert, tha sekretari i Pergjithshem, Petrit Vasili, pas kartave deshtimi i ketij procesi do te vinte ne rrezik serioz standartin dhe rezultatin e zgjedhjeve.
“LSI i kerkon KQZ-se te marre situaten ne dore. Duhet te aplikoje vendime emergjente per zgjidhjen e procesit te instalimit te kamerave dhe te informoje publikun per procesin”, u shpreh Vasili.
Pavaresisht se ne zgjedhje te majtet do te paraqiten me dy koalicione te ndara , Vasili pohoi se objektivi i perbashket do te jete largimi nga pushteti i kryeministrit aktual Berisha.
“LSI, ashtu si ne 2005, ne momentin e ndryshimit te kushtetutes apo ne tragjedine e Gerdecit ka nje kundershtar politik: Sali Berishen. LSI ka aleate te saj te natyrshem socialistet dhe progresistet”, u shpreh Vasili.
Top Channel