Withers: Per SHBA, sondazhi i vetem, zgjedhjet

08/06/2009 17:00

Partia Demokratike pershendeti fitoren e qendres se djathte Europiane per zgjedhjet e Parlamentit Europian, duke deklaruar se kjo fitore do te lehtesoje vendimin per liberalizimin e vizave.

Demokratet e komentuan fitoren e se djathtes europiane si nje prelud per fitoren e tyre.

“Europa e ka zgjedhur voten e saj djathtas, ose sic thuhet ndryshe ‘right is right’”, u shpreh zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu.

E pyetur per sondazhin e dy shoqatave shqiptare, projekt i financuar nga USAID dhe ambasada britanike, zonja Bregu hodhi poshte deklarat e Partise Socialiste se rezultati ishte i diktuar nga Partia Demokratike. Sipas ketij sondazhi demokratet marrin 43 perqind, ndersa socialistet 34 perqind.

“Nuk kemi dashur te bejme komente per sondazhin, po besoj se Gent Ibrahimi, kunati I Kodhelit, nuk mund te anoje djathtas ne kete rast”, tha Bregu.

Por ambasadori amerikan John Withers, duke folur per te njejtin sondazh, u shpreh paradite se i vetmi i tille ku besojne Shtetet e Bashkuara eshte ai i 28 qershorit.

Per Withers nuk ka asnje sondazh tjeter amerikan.

“Mediat ditet e fundit kane publikuar nje sondazh amerikan, por nje gje e tille nuk ekziston. Qeveria e SHBA-ve ofroi burime financiare per te mbajtur nje sondazh shqipar dhe jo amerikan”, theksoi Withers.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA