Nje nga arsyet qe Tropoja, aty ne veri-lindje te vendit, ngjan kaq pak e arritshme, vjen ndoshta prej faktit se menyra e vetme komode per te shkuar atje eshte me rruge ujore.
Tragetet e linjes Koman-Fierze jane nje vend perzierje sociale, ku udhetojne bashke si te varferit dhe te pasurit, si njerezit e thjeshte edhe politikanet.
Pas Edi Rames, aleati i tij me i ri Erion Veliaj, viziton Bajram Currin, i njohur si nje vend temperamenti te forte dhe te ashper.
Veliaj sqaron arsyet qe e sollen ne kete qytet, ku kryeministri Sali Berisha nuk ka shkelur qe prej vitit 1997.
“Nuk ka bastion qe te rinjte nuk e kapin dhe Tropoja eshte nje destinacion ku fillimisht duhet te diskutojme si njerez e me pas per politike. Nuk ka bastione. Fushata e G99 nuk ka qene nje fushate per t’u ndare, perkundrazi ka qene nje fushate per t’i bashkuar njerezit”, ka pohuar Veliaj.
Per Erion Veliajn, mbeshtetes i parimit te Shqiperise jo te ndare politikisht, vizita ia arriti qellimit.
Top Channel