Vdekja qe erdhi nga miniera

08/06/2009 22:25

Rreth 40 minuta nga qyteti i Kuksit, diku ne nje pllaje maje mes maleve shtrihet Nimca.

Makina nuk shkon deri ne fshat, rruga e vetme eshte nje rrepire e ngushte qe ne gjuhen popullore mund te cilesohet si nje shteg ku kalojne vetem dhite.

Minierat e Nimces u hapen diku ne mesin e viteve 70 nga sistemi i kohes per te nxjerre uranium. Por pas kerkimeve dhe testimeve rezultoi se sasia e tij nuk ishte e mjaftueshme per te vijuar punen me tej.

Ne pjesen me te madhe uraniumi ishte i perziere me nje tjeter lende helmuese plumbin. Qe atehere kur punimet u braktisen e deri me sot askush nuk u kujtua me per Nimcen, fshatin qe paguan me jete pasojat e radioaktivitetit dhe helmit te plumbit.

Nga me shume se 100 minatore qe kane punuar ne minierat e Nimces, tashme shumica kane vdekur. Asnje nuk mund te thote me saktesi pasojat e verteta te semundjes qe u ka marre jeten, por fakt mbetet qe askush prej tyre nuk ka kaluar 55 vitet.

“Kush ka punuar thuajse te gjithe kane vdekur. Nuk jeton me kush. Ata qe kane punuar mund te jene edhe 3 – 4 veta. Te gjithe shkojne deri ne 50 vjec, 55 nuk i kapin”, rrefehet nje banor i zones.

“Kam kusheririn tim qe para dy muajsh ka vdekur. Madje nuk i ka bere dy muaj, ka 50 dite. Shumica e njerezve qe kane vdekur ketu ka qene nga semundje kanceroze”, tregon nje tjeter.

Shume minatore kane humbur edhe femijet e tyre, pjesa me e madhe e te cileve kane rezultuar pas lindjes me te meta mendore. Uraniumi dhe plumbi mund te mos kene qene ne sasi te medha, por kane qene mjaft per te mbjelle ketu vdekjen dhe semundjet.

Pasojat shihen edhe sot kur kane kaluar shume vite nga mbyllja e tuneleve. Banoret tregojne se inerte te shumta qe jane nxjerre nga minierat gjate viteve jane hedhur kuturu neper malet dhe luginat perreth. Per me teper uji qe rrjedh nga to derdhet ne lumin prane, ku luajne e pijne femijet, te rriturit, por edhe bagetia.

“Ka qene nje familje, Nebi Koboci, ka patur 7 femije te vdekur dhe nje femije te lindur sakat qe sot eshte ne moshen 20 vjecare. Por sot nuk jetojne me ne fshat”, tregon nje banor. “Vellai i madh ka patur nje djale 17 vjec qe sot nuk jeton. 4-5 muaj pas lindjes eshte paralizuar”, shprehet nje tjeter.

Prane shkolles, nje femije i vogel ndjek kureshtar levizjet e kameres sone. “Nuk e di sa vjec jam. E kam harruar krejt”, thote ai.

Femije te tille qe kane patur ose jo lidhje me minieren ka shume ne Nimce. Njerit prej punetoreve te pakte qe kane mbetur gjalle, problemet i nisen pikerisht ne ate periudhe.

E sikur te mos mjaftonte vdekja mbi te cilen jetojne banoret e Nimces, ata duhet te perballen edhe me pamundesine per te shitur prodhimet e tyre te pakta bujqesore.

“Patatet qe bejme i zbresim me veshtiresine me te madhe ne Kukes, por nuk na i marrin. Na thone jane me rreze. Ne i zbresim poshte, bejme gjithe ato shpenzime, mallin s’mund ta shesim dhe c’te bejme? Genjejme. Mire nuk eshte, por genjejme dhe themi qe jemi nga zone tjeter”, tregon nje tregtar.

Syte e femijeve ndjekin kudo, e duket sikur kerkojne ndihme per t’u shkeputur e ndare nga bashkejetesa dhjeteravjecare me mortin, ne Nimcen ku jeta paguhet me vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA