Gjate takimit per prezantimin e kandidateve ne keto qytete, zoti Rama pershkroi gjate rrugetimit te tij nje prej simboleve te Krujes, pazarin e vjeter.
Ne bashkebisedim me tregtaret, ai premtoi politika ne mbrojtje te traditave kulturore dhe historike te ketij qyteti.
Nga Kruja e Skenderbeut, shefi i socialisteve percolli nje mesazh edhe per kundershtarin e tij politik dhe vendlindjen e Berishes, Tropojen.
“Dikush me sugjeroi rruges kur po vija, qe t’i them Berishes se, ja ku jemi te gjithe bashke tek Skenderbeu. Por zotrote, kur do te shkosh ne Bajram Curri?”, eshte shprehur Rama, i cili rikonfirmoi politiken evropiane te PS.
“Ju ftoj per t’u bashkuar drejt nje Evrope qe nuk mund te jete me enderr per femijet e ketij vendi”, ka pohuar Rama.
Ne nje nga zonat ku PS ka konstatuar se niveli i papunesise eshte i larte dhe se shifra e te punesuarve eshte vetem 12 persona ne vit, ne Fushe Kruje dhe qytetin e Krujes, Rama prezantoi politika te reja per punesimin dhe zhvillimin e qendrueshem te vendit.
“Per nje politike te re qe do te hape vende te reja pune duke nxitur prodhimin vendas, nje politike te re qe do te transformoje fshatin, do rimekembe arsimin per te mesuar femijet tane, qe do te rithemeloje shendetesine shqiptare per t’u kujdesur per te gjithe”, ka shtuar Rama.
Kryetari i PS ftoi gjithe qytetaret te votojne ekipin e kandidateve socialiste, sepse sic tha ai, kjo vote eshte vote per ndryshimin rrenjesor te qeverisjes dhe cilesise se jeteses se qytetarve te Shqiperise.
Top Channel