Ndersa pjesemarrja ne votime regjistronte nivelin me te ulet ne 27 shtetet anetare, Parlamenti Europian vijonte maratonen elektorale me debate politike e videokonferenca me eksponentet kryesore te legjislativit, ku nuk mungoi as Presidenti i deritanishem i Parlamentit Evropian, Pottering, mandati i te cilit perfundon ne 14 korrik, kur zgjidhet dhe presidenti i ri.
“Jam i gezuar qe partite pro Evropiane dolen ne maxhorance te fuqishme dhe deshiroj t’ju them atyre partive qe nuk jane pro evropiane, se ato do te jene ne gjendje per te bashkepunuar ne menyre te drejte dhe objektive, u shpreh Pottering.
Ndersa presidenti i KMB-se, Francis Wurtz, theksoi se duhet punuar me shume, po jo teresisht ne ate fryme qe Pottering propozoi.
Me gjithe pjesmarrjen e ulet, e djathta evropiane kryeson serish, duke pushtuar 1/3 e karrigeve te Parlamentit Europian.
“Eshte e vertete, kur shoh grafiken per PPE, une vetem mund te shpreh kenaqesi. Mendoj se PPE ka fituar ne menyre te qarte ndersa socialistet kane humbur pak kete nate”, tha Joseph Daul, president i grupit te PPE.
Kurse, Martin Schulz, president i grupit socialist, tha se mbremja e kaluar ishte e trishte per socialdemokratet ne Evrope.
“Jemi hidheruar deshperimisht, kemi shpresuar vertet per nje rezultat me te mire. Ne disa vende antare, gjerat shkuan mjaft mire per ne, por ne shumicen e shteteve, ne, grupi socialist duhet ta pranojme humbjen”, theksoi Schulz.
Me rregulloren e re qe miratoi legjislatura e kaluar, grupimet politike te parlamentit evropian duhet te formohen me te pakten 25 deputete nga 7 vende te ndryshme anetare.
Top Channel