ODIHR: Probleme ne pajisjen me karta

08/06/2009 17:50

ODIHR ka publikuar pasditen e sotme raportin e dyte mbi zgjedhjet e 28 qershorit, ku pervecse vlereson se fushata elektorale po zhvillohet e qete, nenvizon problemin e pajisjes se qytetareve me kartat e identitetit.

Gjithashtu, ODIHR ka bere pergjegjese Ministrine e Brendshme se ka publikuar te dhena te pasakta lidhur me kete proces.

“Sipas Ministrise se Brendshme, kane aplikuar 1.17 milione persona per kartat. Por te dhenat e ministrise ne 28 maj per personat pa pasaporte jane te pasakta dhe i jane dorezuar OSBE-se”, thote raporti.

Ne dokumentin e ODIHR nenvizohet fakti se Partia Socialiste i vlereson pasaktesite e MPB si tentativa te qeverise per te manipuluar procesin zgjedhor.

Duke qendruar tek procesi i pajisjes se qytetareve me karta, ODIHR ka denoncuar edhe problemet qe jane krijuar me kompensimin, “per faktin se dhjetera qytetare nuk e kane marre”.

Me tej raporti denoncon edhe presionin qe po behet ndaj administrates per ta perdorur ne fushate, si dhe perjashtimin e nje partie nga zgjedhjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA