Nje zjarr ka perfshire shtepine e kandidatit per deputet te Partise Republikane te Lushnjes Robinson Lipe njekohesisht edhe drejtor i spitalit te Lushnjes.
Zjarri ka qene i forte dhe ka alarmuar te gjithe lagjen “Skender Libohova” ne kete qytet. Zjarri eshte vene re nga banoret e fqinjet, te cilet kane njoftuar menjehere policine e zjarrfikset.
Zjarri rrezikoi dhe disa nga banesat e tjera te cilat ishin afer. Flaket kane perfshire nje nga ambientet e shtepise e cila perdorej nga Robinson Lipe per vizita private mjekesore. Nga hetimet e para qe beri policia hodhi poshte se zjarri te jete vene qellimisht.
Shkak i zjarrit ka qene nje qark i shkurter elektrik ne pajisjet egzaminuese mjekesore te klinikes private te mjekut. Flaket shkaterruan gjithcka qe ndodhej brenda ambienteve.
Top Channel