Trajneri i Lazio-s, Delio Rossi eshte larguar nga stoli bardhekalter, duke vertetuar zerat e koheve te fundit.
Pas disa sezoneve te suksesshme ne stolin e skuadres romane, vete Delio Rossi eshte shprehur se e ka lene detyren pas nje bisede te zhvilluar me presidentin Claudio Lotitto. “Ishte nje vendim jo i thjeshte. Vendimin e mora pasi mesova se nuk isha me ne qender te projektit taktik te Lazio-s”, shprehet trajneri.
Ai vazhdon te flase, duke mos krijuar asnje polemike. “Me vjen keq sepse kur stervis nje skuader mendoj se do qendroj perhere aty, perndryshe nuk arrij te transmetoj ate qe dua. Formello eshte shtepia ime e dyte dhe ketu ka ende shume gjera per te bere. Sipas meje nuk duhej te shkonte keshtu por tani ndodhi. Eshte nje vendim i marre 15 dite me pare”, shprehet me tej tekniku.
Pasi falenderoi gjithe stafin e skuadres, Rossi nuk preferon te flase per te ardhmen.
Top Channel