Ish-kryetari i komunes Kolsh ne Kukes ka fituar betejen e tij ne Gjykaten Kushtetuese ndaj nje vendimi te Keshillit te Ministrave qe e shkarkonte ate nga detyra per shkelje te renda ligjore.
Pothuajse nje vit nga ky vendim i Keshillit te Ministrave, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar ate sepse nuk eshte bere ne perputhje me Kushtetuten dhe se ka cenuar prezumimin e pafajesise te kerkuesit.
Duke e cilesuar vendimin e qeverise si veprim arbitrar, ish-kryetari i komunes, Abedin Oruci pretendoi para gjykates Kushtetuese se ishte shkarkuar nga detyra me motivin e shkeljeve te renda, por arsyeja e vertete nuk i ishte deklaruar nga asnje institucion.
Historia e kryetarit te komunes qe fiton gjyqin duke rrezuar keshtu vendimin e Keshillit te Ministrave e ka zanafillen ne nisjen e hetimeve ndaj tij ne Prizren. Oruci dyshohej nga njesia hetimore ne Kosove se mund te ishte implikuar ne trafik qeniesh njerezore dhe trafik femrash.
Ai u arrestua ne Prizren ne korrik 2008, cka solli edhe shkarkimin e tij te menjehershem ne Shqiperi. Por Gjykata Kushtetuese shton ne vendimin e saj se sic rezultoi edhe nga shqyrtimi i provave dhe fakteve, nuk u provua qe kerkuesi te kishte konsumuar elementet e trafikimit te qenieve njerezore dhe per kete kryetari i komunes fitoi lirine duke u shpallur i pafajshem.
Pervec ketij fakti, Gjykata Kushtetuese cmon se shkarkimi i Orucit nga detyra, bazuar vetem ne faktin e fillimit te procedimit penal, pa u mbeshtetur ne nje vendim gjyqesor qe deklaron fajesine, ka cenuar te drejten kushtetuese te shtetasit per t’u prezumuar i pafajshem.
Top Channel