Korce, probleme me kartat e identitetit

08/06/2009 15:15

Procesi i aplikimit ne qytetin e Korces po kalon ne probleme te shumta edhe pse koha nuk premton per te pajisur shtetasit pa pasaporte me karta identiteti.

Shkak eshte bere ngadalesimi i punes dhe reduktimi i orarit nga ana e firmes si pasoje e linjes se internetit. Kjo situate ka krijuar konfuzion dhe radhe nderkohe qe qytetaret pa nje dokument presin te kryejne sa me shpejt aplikimin per te patur ne kohe karten per zgjedhjet e 28 qershorit.

Ata shprehen se ka vonesa te shumta dhe sorrollatje nderkohe qe reduktimi i punes dhe linja e dobet ka cuar ne ankesa te shumta nga banoret korcare

Nga ana tjeter qytetaret thone se ka vonesa edhe ne shperndarjen e kartave. Nje studente tregon se prej kater muajsh nuk ka marre ne dore karten e re edhe pse ka aplikuar qe ne fillim te procesit.

Gjate muajit qershor pritet te aplikojne te gjithe personat qe nuk kane pasaporta nderkohe qe eshte reduktuar edhe numri i operatoreve me dy te tille. Aktualisht procesi ndiqet nga 8 operatore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA