Pas uljes qe solli kriza globale, cmimet ne tregun e brendshem me pakice kane nisur te rriten serish.
Sipas te dhenave zyrtare te Institutit te Statistikave, inflacioni per muajin maj ishte 2.1 per qind ne terma vjetore, 0.3 perqind me i larte se ne prill. Edhe pse krahasuar me majin e vitit te kaluar, shifra eshte dy here me e ulet, ne dy muajt e fundit po vihet re nje prirje e qarte rritese e inflacionit, i cili ne mars arriti pikun me te ulet te viteve te fundit me 1.6 per qind.
Sipas te dhenave te INSTAT, cmimet e ushqimeve kane vazhduar te ulen edhe gjate muajit te kaluar me 2 per qind, si rezultat i futjes masivisht ne treg te prodhimit vendas. Por perfitimet qe ka sjelle per konsumatoret, kjo renie e cmimit te ushqimeve, jane zhvleresuar nga shtrenjtimi i disa sherbimeve baze, sidomos transportit dhe shendetesise. Sipas INSTAT, cmimet per transportin u rriten me 0.4 perqind krahasuar me prillin, kjo si pasoje e rritjes se cmimit te naftes dhe benzines, respektivisht me 0.6 dhe 2.5 per qind.
Rritje cmimesh po vihet re edhe ne shendetesi, ku vetem per majin cmimet e sherbimeve shendetesore sipas INSTAT u rriten me 1.1 per qind.
Inflacioni ndodhet tani ne nivelet me te uleta te viteve te fundit, por disa eksperte paralajmerojne se tregjet mund te perballen me nje vale tjeter te rritjes se cmimit, qe mund te vije nga jashte si pasoje e shpenzimeve te medha te qeverive europiane per te zbutur krizen.
Top Channel