Nje banor ne luginen e Devollit duket se ka “sfiduar” shpresen e hidrocentralit te Banjes, per prodhimin e energjise elektrike.
Ka shfrytezuar pozicionin e shtepise se tij ne fshatin Floq te komunes se Klosit, rreth 40 kilometra larg qytetit te Elbasanit, si dhe dukurine e ererave te forta te kesaj lugine per ndertimin e minicentralit te pare elektrik me fuqine e eres.
Pronari i centralit, Medi Hoxha thote se ideja i ka lindur disa vite me pare, kur kishte vetem dy ore drita ne 24 ore.
“Me ka lindur ideja para 5-6 vjetesh, kur nga 24 ore ne dite, kishim vetem 2 ore drita. E kam zbuluar permes internetit dhe i mora aparaturat nga Spanja”, tregon Hoxha.
Ai shton se centrali me ere nuk ka kapacitet te madh, por vetem per nje familje. “Mund te plotesoje nevojat e mija personale”, thote ai.
Te gjitha pajisjet jane bashkekohore dhe punojne ne menyre automatike edhe sikur shpejtesia e eres te jete mbi parametrat e lejuar.
Top Channel