Ne diten e 10-te te fushates elektorale, Sali Berisha ka inauguruar nisjen e punimeve per projektin hidroenergjitik ne kaskaden e Devollit, nje investim austriako-norvegjez, me vlere 1 miliard euro.
Ne kaskade do te ndertohen tre hidrocentrale, qe do te mundesojne rritjen me 20 per qind te prodhimit te energjise per Shqiperine.
“Ne nje hark kohor tre javor ne inaugurojme gjigandin e Shqiperise, Ballkanit dhe Evropes, projektin me te madh energjetik aktual ne kontinentin tone”, ka deklaruar Berisha.
Sipas kryeministrit, per ndertimin e 3 hidrocentraleve ne kaskaden e Devollit do te punesohen direkt 5 mije qytetare dhe indirekt edhe tre mije te tjere, duke marre keshtu frytet e para te investimeve te huaja ne vend.
Por ky projekt per zotin Berisha ka edhe nje domethenie tjeter. “Ky projekt eshte nje gur i madh themeli ne strategjine time: Shqiperia, superfuqi energjitike ne rajon”, eshte shprehur Berisha.
Ky projekt, qe do te ndertohet ne nje tunel rreth 62 kilometra, synon te optimizoje plotesisht kaskaden e lumit Devoll, me nje kapacitet te instaluar ne rajon prej 320 megavatesh.
Top Channel