Kur mbetet edhe nje jave nga afati per aplikim i qytetareve pa pasaporte, kreu i demokrateve kerkoi angazhimin e qytetareve, kandidateve per deputete dhe forcave politike per te ndihmuar procesin.
“Ndaj dhe une ju ftoj qe javen qe vjen te mos mbetet qytetar demokrat, socialist, republikan, qytetar i cdo bindje politike pa marre leternjoftimin”, u shpreh Berisha.
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha u tha qytetareve te Lezhes se po kerkon nje mandat te dyte qeverises, duke u mbeshtetur ne ate qe ai e cilesoi si krenari per premtimet e mbajtura gjate ketyre 4 vjeteve.
Sipas Berishes ne kete mandat, Partia Demokratike e ktheu besimin e shqiptareve ne anetaresim te vendit ne NATO, ne lufte kunder korrupsionit, ne rritje pagash dhe pensionesh, ne ndertim te rrugeve dhe ne klime miqesore ndaj biznesit.
“Vetem ne Lezhe, vetem ne rrethin tuaj, gjate muajve te fundit kane nisur investime rreth 2.5 miliarde euro. Lezha dhe Shqiperia do te jene lider ne terheqjen e investimeve te huaja ne Ballkan, do te jene numri nje per rritjen ekonomike dhe per investimet e huaja”, u shpreh Berisha.
Ne Lezhe, Sali Berisha, iu referua serish mosperfshirjes se Edi Rames ne listat e deputeteve.
“Zoti Rama, une dhe ti nuk mund t’i kerkojme askujt voten ne qofte se nuk e veme veten tone ne prove per kete vote. Prandaj dhe dil, mos ki frike, sepse qytetaret do te te japin ty dhe mua ate qe meritojme. Ne duhet te jemi te pergatitur per verdiktin e tyre. Mos u fshih pas karriges se bashkise”, theksoi Berisha.
Ne Lezhe kreu i demokrateve u beri thirrje qytetareve qe me 28 qershor te zgjedhin numrin 10, i cili eshte numri i partise demokratike ne fleten e votimit.
Top Channel