U përfshi në debat pas mungesave të tij të gjata në punë, jep dorëheqjen nga detyra zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut
Me fjalimin e kryeministrit Kosta Karamanlis ne mitingun qendror te partise qeveritare te Demokracise se Re ne nje prej shesheve qendrore te Athines mbyllet fushata elektorale e zgjedhjeve per Parlamentin Europian ne Greqi.
Numri nje i konservatoreve greke theksoi edhe njehere nga Selaniku se cilido qofte rezultati, nuk do te shpalle zgjedhje kombetare te parakohshme dhe kritikoi socialistet qe duan t’i provokojne keto zgjedhje ne marsin e ardhshem kur merr fund mandati i Presidentit te Republikes Karolos Papulias.
“Te gjithe te pranishem diten e diel,te gjithe te pranishem ne zgjedhje,ai qe lufton per atdheun merr pjese ne zgjedhje. Te dielen themi “Po” te stabiliteti,”Po” te siguria,”Po’ te progresi, ”Po” te Europa”, u shpreh Karamanlis.
Nga ana tjeter kryesocialisti Papandreu theksoi se eshte i vendosur te ndeshet me intersat e medha dhe korrupsionin qe po shkaterron vendin.
“Se bashku mund te ndertojme nje shtet qe na respekton te gjitheve,vota tek Demokracia e Re eshte vota per ata qe zhyten Greqine ne krize,vota per PASOK-un eshte vota per ndryshimin e ecurise sone”, u shpreh Papandreu.
Vetem disa ore larg dites kur rreth 9.500000 greke do te shkojne drejt kutive te votimit per zgjedhjen e 22 përfaqësuesve te tyre në Parlamentin Evropian në Strasburg sondazhet e fundit u japin nje avantazh prej 5% socialisteve .
Konservatoret vuajne deshtimin e tyre ne disa sektore te ekonomise greke,pasojat e pasigurise nga kriza globale ekonomike dhe nje sere skandalesh te qeveritareve te djathte.
Surprize ne keto zgjedhje duket se eshte perqindja e larte simpatizanteve te partise se re te Ambientalisteve te Gjelber e cila shkon deri ne 7%. Jane zgjedhjet e shtata te radhes per Greqine qe nga anetaresimi i saj ne familjen europiane ne vitin 1981, ndersa pjesemarrja ne to nuk duket se do kaloje shifren prej 65%.
Top Channel