
Shqiptaret ne Athine do te kene mundesi te argetohen ne shqip.Regjisori Spiro Duni do te vere ne skene ne nje nga teatrot e kryeqytetit grek nje monodrame amerikane te suksesshme, me titull “Mbroni Shpellarin”.
Vepra ne fjale mban autoresine e amerikanit Rob Becker dhe eshte shfaqur per here te pare ne Amerike në vitin 1991, ndersa eshte pare nga me shume se 5 milion spektatore ne 20 vende te botes, ne 15 gjuhe te ndryshme.
“Mesazhi i vepres eshte toleranca ne cift, pasi burri dhe gruaja jane individe te ndryshem qe sjellin plot keqkuptime”, u shpreh Duni.
Duke pasur ne qender marredheniet burre e grua, vepra analizon diferencat qe krijojne ne shumicen e rasteve te ashtuquajturat keqkuptime midis dy bashkeshorteve. Prandaj edhe mesazhi qe ajo sjell eshte se partneriteti dhe toleranca jane me te forta dhe me jetesore se cdo njeri prej dy individeve .
Top Channel