Shkoder, zi ne familjen e 15 vjecarit

05/06/2009 19:45

Ne shtepine e adoleshentit qe humbi jeten ne fushen e mbeturinave ne Shkoder ka rene zia. Shtepia e varfer ne fshatin Bardhaj ne Shkoder ka pritur njerezit qe i japin lamtumiren e fundit 15 vjecarit Besmir Ujka.

Prej 5 vjetesh ai germonte ne sheshin e mbeturinave per te mbledhur kanace apo sende te tjera te cilat i shiste per te ndihmuar familjen. Varferia ia morri jeten 15 vjecarit.

Ne shtepine e tij, dy motrat, vellai dhe nena presin ngushellimet. Babai i Besmirit pak ore pas tragjedise u kthye ne shtepi, ai eshte emigrant ne Greqi.

“Jam refugjat ne Greqi, s’kam para t’i mbaj familjaret ketu. Me mori baxhanaku ne telefon dhe me tha se djali vdiq”, tregon kryefamiljari Agron Ujka.

Besmiri se bashku me shoket e tij shkonte shpesh ne sheshin e mbeturinave per te mbledhur materiale te ndryshme.

Diten e tragjedise shoket e tij thone se Besmiri ne grumbullin e mbeturinave qe po hidheshin nga makina kishte pare nje kartmonedhe 200 lekshe dhe kishte nxituar qe ta merrte, por sasia e madhe e mbeturinave e ka zene nen vete duke i marre jeten.

Top Channel