Shkoder, 112 familje te ngujuara

05/06/2009 16:45

Numri i familjeve te ngujuara ne qarkun e Shkodres eshte 112.

Ne perfundim te projektit te iniciuar nga Forumi i Mendimit te Lire dhe qe eshte mbeshtetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ne bashkepunim me pushtetin vendor dhe strukturat e Policise se Shtetit ka rezultuar se ne qarkun e Shkodres jane 323 persona te ngujuar dhe mes tyre jane identifikuar 77 te mitur qe jane moshen e arsimimit te detyruar.

Drejtori per marredheniet publike ne ambasaden amerikane, Bix Alia tha se gjakmarrja eshte nje fenomen qe ka prekur Shqiperine e Veriut dhe qe ka sjelle pasoja te renda per shoqerine.

“Eshte nje fenomen i lokalizuar ne Shqiperine e Veriut, por qe po shkakton nje shqetesim te madh.Per kete kerkohet nje vemendje e madhe ne aspektin social dhe ne ate politik.Eshte kjo arsyeja qe ambasada e vleresoi dhe e mbeshteti kete iniciative te Forumit te Mendimit te Lire dhe shpresojme qe kjo te gjeneroje nje bashkepunim mes te gjithe aktoreve qe nga strukturat qeveritare jo qeveritare shoqeria civile dhe media”, u shpreh Alia.

Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Premci tha se per here te pare statistikat e policise po perputhen me ato te shoqerise civile, cka deshmon se numri i familjeve te ngujuara eshte duke u ulur.

“Ky fenomen ekziston, por nuk mund te zgjidhim asgje duke fryre shifrat. Me vjen mire qe shifrat e dhena ketu jane te shume te aferta me ato qe zoterojme ne”, u shpreh Premci.

Ne kete studim nuk jane perfshire familjet e ngujuara qe kane levizuar jashte qarkut te Shkodres.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta